15.8 C
Skopje
E martë, 10 Mars, 2026

Qeveria nuk planifikon ulje të akcizës

Gazetar: Angel Dimovski

Qeveria nuk do të shpallë gjendje krize dhe as nuk do t’i ulë akcizat, prandaj për momentin nuk do të ulen çmimet e karburanteve. Çmimet mbeten siç janë aktualisht pavartësisht se në bursat botërore po shënohet një trend i rënies. Ndryshime tek ne nuk priten deri të hënën e ardhshme, kur Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet të marrë vendim të ri për çmimet e karburanteve.

“Në rajon, në këtë moment siç thamë, qytetarët në Maqedoni kanë çmimin më të ulët për naftën, ndërsa i ngjashëm është edhe çmimi për benzinën 95 oktan dhe 98 oktan. Për momentin nuk shohim nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së.

Vllatko Stojkoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut thotë se edhe përkundër më shumë se 300 mbikëqyrjeve inspektuese, te asnjë pompë benzine nuk janë konstatuar keqpërdorime respektivisht se nuk kanë shitur karburante derisa u rritën çmimet.

“Një konstatim i tillë nuk është vërejtur nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, megjithatë është vërejtur se rreth 30 pompa benzine, stacione benzine i kanë shteruar rezervat, kanë ndalur furnizimin, por pas një ore, dy, e ndoshta edhe katër orësh, pas furnizimit të ri të rezervuarëve, vazhdojnë përsëri me furnizimin e karburantit”, deklaroi Vllatko Stojkoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Një ditë më parë Komisioni Rregullator për Energjetikë mori vendim për rritjen e çmimit të karburanteve për 14,27 për qind. Çmimi i naftës u rrit për 14,5 denarë  dhe benzinës për 5 denarë për litër.

Të ngjajshme

Të fundit