5.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Qeveria nuk sqaron se çfarë do të bëhet me ministrat e BDI-së

Dorëheqjet janë nënshkruar dhe dorëzuar në Qeveri, por nuk dihet se kur do të arrijnë në Kuvend. Ndonëse Sitel ka dërguar pyetje në shërbimin për media të qeverisë nëse kryeministri do ta njoftojë menjëherë kryeparlamentarin për dorëheqjet apo do t’i mbajë në sirtar deri në plotësimin e kushteve, nuk ka asnjë përgjigje.

Në letrën drejtuar kryeministrit, ministrat e BDI-së theksojnë se një vendim i tillë vjen pas kërkesës së VMRO-DPMNE-së që ta lënë pushtetin që opozita të votojë ndryshimet kushtetuese, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit, anëtarësimi në NATO, marrëdhëniet strategjike me SHBA.

Vendimin e partisë për tërheqje nga qeveria do ta përcjell edhe kryeparlamentari Xhaferi.

 

Me nënshkrimin e dorëheqjeve, sipas integristëve, ato hyjnë në fuqi menjëherë pas votimit.

 

As Kushtetuta dhe as Rregullorja e Punës nuk e njohin një dorëheqje të tillë. Sipas neneve 219 dhe 220 të Rregullores së Punës, ministrat i dorëzojnë dorëheqjet Kryetarit të Kuvendit, përmes Kryeministrit. Kryetari i Kuvendit është i detyruar të njoftojë menjëherë deputetët dhe të paraqesë dorëheqjet për t’u konstatuar në seancën e parë pasuese.

 

Për opozitën, lëvizja e BDI-së është vetëm një plan për të blerë kohë dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Thonë se BDI jep dorëheqje për faull.

 

Edhe LSDM thotë se janë plotësuar të gjitha kushtet që VMRO-DPMNE të votojë për amendamentet kushtetuese.

 

Seanca e parë e paraparë e Kuvendit është më 18 gusht, në të cilën janë në rend dite ndryshimet e Kushtetutës, por qeveria tashmë ka bërë të ditur se pas përfundimit të debatit, opsioni është shtyrja apo mos votimi të zhvillohet nëse nuk janë 80 vota.

Të ngjajshme

Të fundit