Grubi u rizgjodh sot zv/kryeministër i Qeverisë me të cilën udhëheq kryeministri aktual Talat Xhaferi, informon POPULLI.mk
Lexoni statusin e plotë të Grubit:
“Mbajtëm sot seancën e parë konstituive qeveritare nën kryesimin e Kryeministrit të parë shqiptar, z.Talat Xhaferi, në të cilën u rizgjodha Zëvendëskryeministër i Qeverisë.
Ashtu si deri më tani, me sinqeritet dhe përkushtim do të jap maksimumin tim në shërbim të qytetarëve të vendit, duke dëgjuar gjithmonë zërin e tyre për të çuar përpara proceset jetike të reformimit europian dhe zhvillimit progresiv të vendit.
Rruga drejt Europës është misioni ynë! Bashkë do t’i dalim!”
© POPULLI.mk
