7.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

QKUK / Vdes një e mitur derisa po trajtohej

Një e mitur nga Gjakova ka vdekur të hënën (19 shkurt) derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh Policia bëri të ditur se e mitura po trajtohej që nga 17 shkurti, e me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Rasti po hetohet e është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

“Më 19.02.2024 nga QKUK është raportuar se pacienti viktima femër kosovare- e mitur e cila ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

 

Të ngjajshme

Të fundit