Në prag të festës së Vitit të Ri, nëpër shtëpitë anembanë vendit ka nisur përgatitja për sofrën festive. Qytetarët blejnë ushqime dhe përgatiten të gatuajnë ushqimet tradicionale që nuk mungojnë për Vitin e Ri.
“Mish pak nëse ka do ta pjekim, pak kifle do të bëjmë, pogaçe”, tha një qytetar.
“Për Krishtlindje, sarmë, peshk, kungull dhe gjëra të tilla, për Vitin e Ri diçka të ngjashme vetëm me mish më të yndyrshëm”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Mish i pjekur, kungull, sarmë, sallatë dhe dikush tjetër më tha të bëj edhe ashtu”, theksoi një qytetar.
Shitësi Branko Bakarxhiev, thotë se vitet e kaluara qytetarët kanë blerë produkte të ndryshme dhe janë përgatitur për festat, por këtë vit është ndryshe.
“Kanë blerë të gjitha produktet, gjithçka që u duhet për Vitin e Ri. Kifle, sallatë, ja tani i sheh që blejnë tranguj, marule, kunguj, të gjitha këto i përgatisin për Vitin e Ri, por ku janë njerëzit këtë vit, nuk ka”, deklaroi Branko Bakarxhhiev- shitës.
Pjesë e festës janë edhe ëmbëlsirat e ndryshme. /Alsat.mk
