24.8 C
Skopje
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Radhë e gjatë për të marrë vauçerin për inverterë

Qytetarë të shumtë nga rajoni i Shkupit janë mbledhur herët në mëngjes para Sallës “Boris Trajkovski” për të marrë vauçerët e fituar nga Ministria e Energjetikës për blerjen e inverterëve, shkruan POPULLI.mk

Ata kanë pritur në radhë për të përfituar nga ky program i rëndësishëm që synon t’i ndihmojë familjet në zvogëlimin e kostove të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në shtëpitë e tyre.

Ky interesim i madh tregon rëndësinë që qytetarët i japin këtij projekti dhe ndihmës financiare që ofron ministria për të lehtësuar ngarkesën ekonomike të familjeve gjatë muajve të ftohtë të dimrit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit