-3.2 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rama: 90% e prindërve u pajtuan për mbylljen e Tik Tok-ut

Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok.

Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar.

Kryeministri Edi Rama, sot ka publikuar një anketim të zhvilluar me prindërit, ku thotë se 90 për qind e tyre u pajtuan me këtë hap.

“Mirmëngjes dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën TikTok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, tha Rama.

Të ngjajshme

Të fundit