13.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Rama: Bashkëpunimi Shqipëri-RMV thellon reformat për shkurtimin e rrugës së integrimit në BE!

Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromis për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, ka deklaruar ekskluzivisht për TVM2, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Sipas tij çështjet e vendosjes së shtetit të së drejtës, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, do t’i shoqërojnë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar lartë bashkëpunimin Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe shpreson se të dyja vendet do të thellojnë reformat për të shkurtuar rrugën e integrimit në familjen evropiane.

“Janë marrëdhënie strategjike shumë të rëndësishme. Për ne është një gjë shumë e madhe, që sot ato janë të garantuara më së miri nga një pjesëmarrje domethënëse, e përgjegjshme, konstruktive, largpamëse e shqiptarëve në institucione, parlament, qeveri apo opozitë, pak rëndësi ka, por së bashku në funksion të stabilitetit, prosperitetit të Maqedonisë së Veriut dhe të lulëzimit të marrëdhënieve mes shtetit nga ku ju keni ardhur.”, – deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë shtrirje, kryeministri Rama ka vlerësuar lartë paralajmërimin për fillimin e punimeve për Korridorin 8 transballkanik, për të cilin thotë se është me peshë strategjike.

“Sigurisht, projekti i Korridorit 8 është një projekt strategjik me një rëndësi të madhe. Ka qenë i bllokuar për një kohë të gjatë dhe u zhbllokua në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë si proces, në sensin që ka qenë i bllokuar për t’u përcaktuar si pjesë e rrjetit evropian të transportit, jo se ishte i bllokuar për ne. Fakti që edhe Bashkimi Evropian tani e konsideron pjesë të rrjetit evropian, na jep shumë dorë për zhvillimin e mëtejshëm të tij.”, – theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të ngjajshme

Të fundit