32.8 C
Skopje
E diel, 23 Qershor, 2024

Stoltenberg: RMV është aleate e fuqishme e NATO-s

Maqedonia e Veriut është dëshmuar si aleate e fuqishme e NATO-s dhe kontribuues i rëndësishëm për sigurinë e kolektive. Këtë e theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një video paraqitje në Forumin e Mbrojtjes që u mbajt në Shkup. Stoltenberg tha se Aleanca Veriatlantike garanton siguri të barabartë për të gjithë dhe kjo u dëshmua gjatë sulmeve hibride dhe alarmeve për bomba në Maqedoni, kur dhe ekspertët e NATO-s udhëtuan në Maqedoni për të dhënë kontributin e tyre. Ai foli edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën.

“Invazioni rus në Ukrainën sovrane të pavarur, është tragjedi për Ukrainën. Ai është rrezik për të gjithë. Kjo është situatë me të cilën asnjë aleat nuk mund të ballafaqohet vetëm. Por, juve nuk jeni vetëm. Ne jemi vende të demokracive të përkushtuara të mbrohen njëra me tjetrën. Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, deklaroi Jens Stoltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler tha se NATO-ja gjithmonë ka qenë forcë stabiliteti dhe sigurie.

“Mbrojtja kolektive dhe parandalimi janë në zemrën e kuptimit të ekzistimit të NATO-s. Format e ndryshme të kontributit të Maqedonisë së Veriut në Ukrainë janë shembull për aleatët tanë. Veprimet tuaja dhe aktivitetet e theksuan kapitullin kryesor se përpjekja të ndryshohen kufijtë me forcë është i papranueshëm dhe patjetër duhet të kontestohet”, tha Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së në RMV.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se vendi vazhdon të jetë i përkushtuar fuqishëm në reformën dhe përforcimin e sistemit mbrojtës.

“Njëjtë si NATO e promovon qasjen e saj ‘Bashkë jemi më të fortë’, ashtu edhe ne në shtëpi, vetëm nëse jemi bashkë, të shoqëruar dhe me qëllime të njëjta mund të jemi më të fuqishëm në garantimin e sigurisë për çdo qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Në Forumin e Mbrojtjes kishte mbi 250 pjesëmarrës me përfaqësues nga Gjermania, Belgjika, Bullgaria, Sllovakia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe vende të tjera. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit