34.8 C
Skopje
E hënë, 23 Qershor, 2025

Rama: Ligji për përfaqësim të drejtë etnik, një hap përpara drejt një shteti funksional multietnik

Ariton Rama ka komentuar miratimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe proporcional të bashkësive etnike në institucionet shtetërore, duke e cilësuar si një avancim të rëndësishëm në drejtim të barazisë dhe të drejtave kushtetuese, informon POPULLI.mk

“Uroj që ky ligj të trajtojë objektivin e tij thelbësor – garantimin e pjesëmarrjes proporcionale të bashkësive etnike në çdo pore të përditshmërisë institucionale,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se ky ligj përfaqëson një transformim thelbësor, nga një mekanizëm formal juridik, në një realitet të prekshëm që lidhet ngushtë me frymën dhe parimet kushtetuese të vendit.

Sipas tij, e gjithë klasa politike duhet të përqendrohet në zbatimin e plotë dhe real të këtij ligji, si garanci për një sistem të qëndrueshëm institucional pa diskriminim, veçanërisht në fushën e punësimit dhe avancimit në detyrë.

“Ky ligj duhet të shërbejë edhe si një pikënisje për ngritjen e një vetëdijeje të re shtetformuese – ku mendësia multietnike dhe multikulturore është pjesë përbërëse e strukturës shtetërore,” shtoi Rama.

Në përfundim, ai theksoi se transparenca, zbatimi real dhe përkushtimi politik për barazinë ndërmjet bashkësive duhet të jenë objektiv i çdo nisme ligjore në vend. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit