5.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

Rama: Veliaj i dyshuar, jo i pandehur – SPAK s’ka prova të mjaftueshme

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është i dyshuar dhe jo i pandehur për të gjitha ato që SPAK i konsideron prova të pamjaftueshme.

Kreu i qeverisë bëri të qartë se nuk konteston provat e SPAK, por shton se, Erion Veliaj është i dyshuar dhe statusi i tij i konteston vetë provat.

Një ditë pasi GJKKO la në fuqi masën e “arrestit me burg” për Veliajn, për kreun e qeverisë përbën tregues se prokuroria nuk është gati të kërkojë hapjen e gjyqit pasi nuk ka provat e mjaftueshme kundrejt Kryebashkiakut.

Ai theksoi se nuk mund të ndërpritet kontrata që Veliaj ka me qytetarët, pa pasur prova, dhe jo dyshime të mjaftueshme.

Nuk jam unë që kontenstoj ndonjë provë duke iu kundërvënë SPAK. Por është statusi i Erionit si person I dyshuar dhe jo I pandehur forcën e provave të pretenduara deri tani.

Në këtë pikë, qëndrimi ynë nuk ndryshon.

I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria është e vetëdijshme se s’I ka provat për të kërkuar burgosjen e tij. Për të ngritur akuzë që ky person ka bërë 1-2-3 dhe kërkoj dënim. Ndërsa I pandehuri është dikush kur shkon para gjykatësit dhe thotë :” dua burg për këtë person, kam këto prova, fillo gjyqin.

I dyshuari kur prokuroria ka krijuar një sërë provash por nuk ka bindjen e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e personit. I pandehuri kur prokuroria e ka bindjen. Pyetja e dytë: a e dini që kryetari i bashkisë Tiranë nuk është i pandehur?

Vetë prokuroria nuk mendon se është gati të kërkojë hapjen e gjyqit se si ka provat e mjaftueshme, por sipas tij, ka dyshime të mjaftueshme bazuar në një sërë provash të pamjaftueshme sipas tij. Statusi i Erion Veliajt sot ka këtë status”, deklaroi Rama.

Kryeministri ka sqaruar gjithashtu të gjitha pikëpyetjet e ngritura te qytetarët mbi reagimet e tij kundrejt Kryebashkiakut dhe SPAK-ut. Ai u shpreh se pa të dhe Partinë Socialiste nuk ka Prokurori të Posaçme, pasi reformë në drejtësi u garantuar falë qeverisë Rama.

Ai theksoi se kreu demokrat Sali Berisha e ka bërë të qartë, se nëse merr pushtetin, do e shkrijë SPAK-un.

“Për ata që u vërsulën: Cc’pati Edi Rama? Iu vërsul SPAK-ut, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama…

Nëse nuk mbron Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS, harrojeni SPAK, nuk keni SPAK. Pa Ramën dhe PS, nuk ka SPAK.

Nuk do kishte, as nuk diskutohet, por nuk ka. Sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklarative: më jepni votën, të shkrij SPAK-un. Nuk besoj se i shkon njeriu mendja që SPAK-un nëse nuk e garanton bashkë me gjithë reformën në drejtësi, kjo kocka këtu dhe PS bashkë me mua, nuk mund ta garantojnë pellgaçet rreth e rrotull kënetës të atyre partiçkave që kanë të re vetëm moshën e pronarit të tyre. Nën hijen e një lisi të madh nuk mbin kollaj gjë tjetër”, sqaroi Kryeministri.

 

 

 

Burimi /rtsh.al/

Të ngjajshme

Të fundit