14.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

Ramadani: Qasja e Maqedonisë së Veriut duhet të mbetet e balancuar mes BE-së dhe SHBA-së

Lëvizjet e shpeshta të kryeministrit Hristijan Mickoski në SHBA janë për t’u përshëndetur, sepse kështu përforcohet lidhja me partnerin strategjik, vlerëson njohësi i raporteve ndërkombëtare, Ismet Ramadani.

Sipas tij, po duket një zbehje e komunikimeve me Bashkimin Evropian dhe afërsi me vendet tejoqeanike, por sidoqoftë SHBA-ja dhe Unioni e ruajnë aspektin e përbashkët strategjik dhe gjeopolitik, thotë ai.

Nëse i referohemi prosperitetit të vendit dhe vazhdimit të eurointegrimit, Ramadani është i mendimit se asistenca duhet kërkuar më shumë nga BE-ja, ngaqë aty pretendojmë. Amerika këtu s’do të merr rol të posaçëm, analizon Ramadani.

“Duhet pra të sillemi ashtu si e kemi mundësinë por të mos lëmë përshtypje se jemi kundër BE-së dhe puro pro- amerikan sepse të dyjat kanë shërbimet e veta për të na kuptuar se si sillemi ne këtu në Maqedoni të Veriut. Sa i përket Bullgarisë, duhet ta kuptojmë se politika e Trampit përveç që është trans -nacionale është edhe trans-aksionale. Ai zakonisht i jep përparësi ekonomisë dhe ne nuk kemi kapacitet ose raporte tregtare siç i ka Bullgaria me SHBA-në” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Vajtjet në Amerikë duhet të realizohen edhe me prezencë të partnerit shqiptar të koalicionit, pohon Ramadani, sepse komuniteti shqiptar atje është i njohur për lobim dhe kjo mund të ndikojë në avancimin e vendit dhe përforcimin e raportit me Amerikën.

“Lobimin në SHBA ose në administratën e Trampit duhet ta udhëheq partneri shqiptar në këtë qeveri, sepse lobi shqiptar ka më shumë akses edhe në adminsitratën e Trampit dhe nëse të gjtiha çështjet këtu shkojnë mirë brenda për brenda, raportet shqiptare – maqedonase, atëherë shqiptarët në qeveri mund ta luajnë rolin e lobimit edhe në SHBA ashtu si duhet.” – deklaroi Ramadani.

Kohëve të fundit Qeveria ka zgjeruar ofanzivën diplomatike. Shefi i ekzekutivit Mickoski ka gjetur terren të ri për të adresuar kritika ndaj Bashkimit Evropian. Ndërkaq në opinion jehuan kritikat mbi votimin e përmbajtur të vendit për rezolutën e Ukrainës në OKB. Sipas disa politikanëve vendimet e tilla nuk e rreshtojnë vendin krahë politikave të BE-së. Madje, opozita maqedonase e kritikoi për margjinalizim dhe izolim të vendit.

Të ngjajshme

Të fundit