7.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

Ramush Haradinaj i tronditur nga tragjedia në Koçan: Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga tragjedia që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërkaq të lënduarve u uroi shërim të shpejtë, njofton Klankosova.tv.

“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.

Të ngjajshme

Të fundit