Gjykata Themelore Penale ka njoftuar se kryetares së Komisionit Shtetëror për Luftim të Korrupsionit (Antikorrupsionit) ka përfunduar nën masa të kujdesit, gjegjësisht i merret pasaporta dhe i ndalohet të kryejë aktivitete të punës që lidhen me veprën penale, transmeton TV21.
Ajo është arrestuar në kuadër të vazhdimit të aktiviteteve në rastin “Aditiv”.
“Sa i përket të dyshuarës T.D. e cila këtë pasdite ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në lidhje me vazhdimin e aksionit të njohur në publik si “Aditiv”, pas deklarimit të saj në lidhje me propozimin e PP për shqiptim të masës së kujdesit, është sjell vendim me të cilin pranohet propozimi i PPTh NKOK dhe shqiptohen masa të kujdesit në përputhje me pikën 3 dhe pikën 7 gjegjësisht Përkohësisht i merret pasaporta dhe i ndalohet të nxjerr të re: dhe ndalesë për marrjen e aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale”, qëndron në njoftimin e Gjykatës Penale.