7.8 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Reagime nga Mexhiti, Kasami, Rovena Stefa, Arbana Osmani e Big Mama për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit!

Në moshën 40 vjeçe ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, përcjell TV21. Shumë figura publike në vend dhe rajoni i kanë shprehur ngushëllime familjes së këngëtarit, duke e vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në botën e artit.

“Dhimbje e thellë humbja e mikut tim, kolegut tim të dashur e shpirtbardhë, Shpat Kasapi! Ngushëllime familjes! Qoftë i parajsës!”, ka shkruar Rovena Stefa.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij. Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet. Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”, ka shkruar Izet Mexhiti.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ikjen nga kjo botë të këngëtarit tetovar Shpat Kasapi. Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh, i cili ndër vite ka qëndruar në majat e suksesit! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë qytetarëve të tetovës për këtë humbje kaq të madhe! Allahu e shpërbleftë me xhennet!”, ka shkruar Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

⁠”Lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit… me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera,” shkruan moderatorja Arbana Osmani.

“O Shpati bre … nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe më të këputë shpirtin. Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembjin edhe më shumë. Do të më mungosh përgjithmonë, vëlla. Prehu në paqe. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje”, ka shkruar këngëtarja Big Mama.

Të ngjajshme

Të fundit