Kandidati i AKI për bartës liste në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, ka reaguar pas shqyerjes së posterëve të tij në Gazibabë, shkruan POPULLI.mk.
Ai theksoi se për të fitorja nuk ka vlerë nëse në rrugën drejt saj cenohet harmonia mes njerëzve.
“Nuk më duhet fitore, nëse një fjalë të rënd ia thot fqiut, kojshisë apo mikut! Nuk më duhet fitore nëse një pikë gjaku e vëllaut derdhet! Para gjithave, mos harroni se ne jemi vëllezër,” shkroi Selami në reagimin e tij publik.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që fushata të zhvillohet me dinjitet, respekt e vëllazëri, duke vendosur paqen dhe mirëkuptimin mbi gjithçka. / © POPULLI.mk




