19.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Real Madridi ia tregoi vendin Barcelonës

Real Madrid ka arritu një fitore të madhe në ”El Clasico”.

Mbretërit kanë mposhtur skuadrën e Barcelonës me rezultat 3-1 duke ja shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në La Liga.

Los Blancos e nisën shumë mirë ndeshjen ku arritën të shënonin golin e epërsisë qysh në minutën e 12-të me Karim Benzeman.

Real dyfishoi rezultatin me golin e Federico Valverde në minutën e 35-të, gol ky i cili e mbylli pjesën e parë me rezultat 2-0.

Barcelona në pjesën e dytë ngushtoi rezultatin me golin e Ferran Torres në minutën e 83-të.

Në fundin e ndeshjes gjyqtari akordoi penallti për Real Madridin.

Përgjegjësin e mori braziliani Rodrigo i cili u tregua i saktë në minutën 90+2.

Me këtë fitore, Real Madrid mbetet skuadra e vetme pa humbje këtë sezon në kampionatin e Spanjës duke rrëmbyer edhe vendin e parë në tabelë me 25 pikë.

Në anën tjetër Barcelona renditet në vendin e dytë me 22 pikë.

Të ngjajshme

Të fundit