-1.2 C
Skopje
E diel, 21 Dhjetor, 2025

“Reforma” në BDI: Humbësi i katër cikleve zgjedhore në Tetovë zgjidhet nënkryetar

Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur Kongresin e partisë, ku përveç konfirmimit të Ali Ahmetit si kryetar, janë zgjedhur edhe nënkryetarët e rinj të partisë.

Edhe pse drejtuesit e BDI-së kishin paralajmëruar “reforma” dhe rifreskim të strukturave partiake, në mesin e nënkryetarëve është zgjedhur Faton Ahmeti.

Zgjedhja e tij ka nxitur reagime, duke pasur parasysh se ai ka humbur katër cikle zgjedhore radhazi në Komunën e Tetovës.

Kritikët vlerësojnë se ky vendim bie ndesh me retorikën për ndryshim dhe reformim të partisë, ndërsa drejtuesit e BDI-së theksojnë se përvoja politike dhe uniteti i brendshëm janë kyç për përballjen me sfidat e ardhshme politike.

Të ngjajshme

Të fundit