Republikanët kanë fituar shumicën e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve, që do të thotë se do të kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit kur Donald Trump të marrë detyrën në Janar.
Më konkretisht, republikanët siguruan 218 mandate ndërsa demokratët janë në pakicë me 208 mandate nga gjithsej 435. Rezultatet priten për 9 mandate të tjera.
Një ditë pas zgjedhjeve, më 6 nëntor, republikanët morën kontrollin e Senatit, duke fituar një shumicë prej 53 vendesh nga gjithsej 100.
Dominimi elektoral republikan zvogëlon shumë çdo përpjekje të ardhshme nga demokratët për të kufizuar ndikimin dhe politikat e ardhshme të Trump.
Presidenti i sapozgjedhur do të ketë mbështetjen e plotë të të dy degëve të qeverisë amerikane dhe për këtë arsye, realizimi i prioriteteve të tij politike në muajt në vijim pritet të jetë i qetë.
Sipas analistëve, ky zhvillim ndoshta do të thotë se do të ketë një konfirmim të shpejtë të kandidatëve për kabinetin e tij, por edhe të gjyqtarëve. /BBC/