8.8 C
Skopje
E hënë, 31 Mars, 2025

Rexhepi i drejtohet kryetarit të Likovës: Nuk ka më turp sesa të vjedhësh në emër të iftareve

Këshilltari i Komunës së Likovës, Bastri Rexhepi, ka ngritur disa çështje të rëndësishme lidhur me menaxhimin e fondeve publike dhe veprimet e Kryetarit të Komunës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, informon POPULLI.mk. 

Ai kërkon sqarime mbi financimin e iftareve, shpërndarjen e informatave për ujësjellësin ende të papërfunduar dhe përdorimin e ndihmave humanitare për përfitime politike.

Rexhepi thekson se janë shpenzuar dhjetëra mijëra euro për organizimin e iftareve, por mungon transparenca mbi burimin e këtyre fondeve. Ai pyet nëse ato janë financuar nga buxheti komunal apo nga donacione dhe kërkon që qytetarët si taksapagues të kenë qasje në këto informacione.

Po ashtu, ai ngre shqetësimin për thirrjet që janë bërë nëpër xhami për regjistrimin në një ujësjellës që ende nuk është funksional, duke akuzuar Komunën për dezinformim dhe keqpërdorim të besimit fetar për propagandë. Një tjetër kritikë e fortë e Rexhepit ka të bëjë me ekspozimin e qytetarëve në nevojë gjatë shpërndarjes së ndihmave, duke e konsideruar këtë një veprim të pahijshëm për përfitime politike.

“Nuk ka gjë më të ulët sesa të përdorësh Ramazanin dhe fenë për poena politikë,” shprehet ai, duke kërkuar që Komuna të fokusohet në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit