Rezultatet interesante po dalin në Prishtinë.
Sipas të dhënave të deritashme, në zonat rurale ka fituar bindshëm Përparim Rama, kurse Hajrulla Çeku kryesisht në qendrat e votimit që janë në zona urbane në qytet.
Në fshatrat e Gollakut e fshatra të tjera, ka vendvotime që Rama ka fituar deri në 50% të votave, kurse në qytet prin Çeku.
Janë disa zona në qytet ku ka fituar edhe Uran Ismaili.
Fjala është për Dardaninë, Kalabrinë si dhe në lagjen Muharrem Fejza në shkollën Pavarësia.