12.8 C
Skopje
E enjte, 10 Tetor, 2024

RMV/2,500 kompani nuk i kanë paguar dy muaj punëtorët

Në vend, 2.483 kompani nuk kanë paguar pagat për punëtorët e tyre për muajt gusht dhe shtator, sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, njofton Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të marra nga redaksia e Sdk.mk, për muajin gusht 2022 gjithsej 4.970 punëdhënës kanë përllogaritje mujore të papaguara, të paparaqitura dhe të papranuara për pagën e integruar (PMPI) për gjithsej 8.297 të punësuar, ndërsa për 2.899 punëdhënës për 6365 punëtorë kanë dorëzuar, por nuk kanë paguar llogaritjet e MPIN.

Megjithatë, për muajin shtator, gjithsej 5.904 punëdhënës kanë llogaritje PMPI të papaguara, të padorëzuara dhe të papranuara për gjithsej 14.478 të punësuar. Për të njëjtin muaj, 10.732 punëdhënës nuk kanë dorëzuar dhe paguar PMPI-në për 40.973 punëtorë.

“Për muajin gusht dhe shtator 2.483 kompani nuk kanë paguar fare paga. Për llogaritjet e papaguara të MPIN-it, Drejtoria e të Ardhurave Publike zbaton masa për arkëtim të detyrueshëm në përputhje me kompetencat e saj ligjore të rregulluara në Ligjin për Kontributet e Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Ligjin për Procedurën Tatimore, përkatësisht jep vërejtje për pagesën e borxhit në bazë të PMPI-së”, thotë Administrata për të hyra publike.

Për të gjithë ata punëdhënës, pagesat e të cilëve nuk do të regjistrohen pas dorëzimit të vërejtjeve, bëhet arkëtimi i detyruar i mjeteve (bllokimi) në bankat komerciale në përputhje me nenin 142 të Ligjit për Procedurën Tatimore.

Të enjten e kaluar, punëtorët e NTP Shkup protestuan dhe qyteti mbeti pa transport publik pasi u vonua paga katër ditë. Protesta ka zgjatur më pak se një ditë për shkak se pagën e ka siguruar Qyteti duke ridestinuar fondet nga buxheti.

Të ngjajshme

Të fundit