14.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Maj, 2024

RMV, moti për ditën e sotme

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me diell dhe me erë të dobët deri mesatare, herë pas here të fortë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Në orët e pasdites do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima sidomos në pjesët veriore dhe lindore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 31 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe shtrëngata të rralla. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Deri të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare kryesisht jugore. Do të jetë veçanërisht vapë të premten dhe të shtunën. Ndryshimi më i madh do të ketë ditën e dielë kur nën ndikimin e dallgës së lagësht pritet të jetë e paqëndrueshme në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë nga jugu.

Të ngjajshme

Të fundit