5.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

RMV-së i shtohet edhe një parti politike

Pikërisht në ditën e festës shtetërore, kreu i Qytetit të Kumanovës, vendosi që të bëj publike idenë e tij për të krijuar iniciativa qytetarë si ajo në Kumanovë, e më pas të kalojë edhe në parti politike, e cila e ka si synim të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ne po fillojmë me iniciativë për formimin e këtyre organizatave qytetare, sipas shembullit të Organizatës qytetare “Për Kumanovën tonë”. Qëllimi do të jetë që të punohet për qytetarët. Iniciativa jonë do të vazhdojë deri në formimin e një lëvizje qytetare që do të merre pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme”, deklaroi Maksim Dimirievski, kryetar i Kumanovës.

Dimitrievski thotë që kjo lëvizje do të jetë e hapur për të gjithë njerëzit që nuk kanë hipoteka dhe nuk do të bëhen dallime në bazë etnike apo bindje partiake. I pari i Kumanovës nuk është i kënaqur me punën e Qeverisë aktuale dhe beson që lëvizja që ai pritet ta udhëheq do ta integrojë me të vërtetë shtetin në BE, e jo si garnitura aktuale e cila thotë se a ka afruar shtetin drejt integrimit.

Dimitrievski i ka idetë e qarta prej në fillim. Është kundër propozimit francez dhe do të votojë kundër nëse kalon iniciativa për referendum.

“Nëse kalon iniciativa për referendum, do të votonit ju personalisht? Nëse kalon iniciativa për referendum, unë do të jem i pari që do të dalë dhe do të votojë kundër propozimit francez”,deklaroi Maksim Dimirievski, kryetar i Kumanovës.

Dimitrievski edhe pse tha se në partinë e tij do të ketë vend për të gjithë njerëzit që nuk kanë hipoteka, nuk e mbylli derën për Branko Crvenkovskin. Tha se e respekton figurën e tij dhe se asgjë prej spekulimeve publike nuk është konfirmuar me vendim gjykate për ish të parin e LSDM-së.

Të ngjajshme

Të fundit