6.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

RMV / Vendi ku ‘lartësohet’ krimineli dhe ‘shqelmohet’ urtaku!

Maqedonia e Veriut është vendi ku krimineli lartësohet ndërsa i pastërti fundoset. Është për të ardhur keq se si një kriminel i njohur në vend, Sasho Mijallkov me gjitha të bëmat e tij prapë se prapë në fund do të lihet i lirë ndërsa një person i pastër si Agim Islami i pafajshëm po vuan burg 15 vjet, informon POPULLI.mk.

Në një vend si Maqedonia e Veriut gjithçka është e mundur. Tërë ditën mund të jesh në faj ndërsa për pak kohë bëhesh i pafajshëm në qoftë se shteti vendos ashtu. Gruevski, Mijallkov, e shumë të tjerë të cilët i kemi dëgjuar në përgjime se si mundohen të bëjnë trazira, larje parashë, dallavere nga më të ndryshmet për poena politik dhe për përfitime personale u zvogëlohet dënimi edhe atë duke përdorur “flamurin europian”.

Një person siç është Agim Islami, pret Ramazan e Bajram në qeli. I vetëm, pa familje, duke shpresuar çdo ditë se do të vijë dita që ai të marrë frymë lirshëm pranë familjes, dashamirëve, e shoqërisë dhe të jetojë pa njollë. Por kjo gjë duket se nuk po ndryshon me asnjë pushtet. Të gjithë po e keqpërdorin kohën e tij duke e lënë atë në mëshirën e Zotit.

 

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit