13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Maqedoni Rritet çmimi i shportës konsumatore, më i lartë se në qershor

Rritet çmimi i shportës konsumatore, më i lartë se në qershor

0
77

Vlera e shportës minimale sindikale për korrik 2025 arrin shumën prej 65.328 denarë, sipas llogaritjeve të LSM-së.

Krahasuar me qershorin 2025, kur ajo ishte 64.698 denarë, tani është rritur me 630 denarë.

Në rastin e një apartamenti me qira prej 60 m², për muajin mars vlera e shportës arrin 80.703 denarë.

Vlera e shportës minimale sindikale për ushqim dhe pijë, për 63 produktet që ndiqen nga shporta sindikale, për korrik 2025 është 23.682 denarë. Krahasuar me qershorin 2025 (23.167 denarë), ajo është rritur me 515 denarë.

Nga të dhënat e shportës sindikale, është e dukshme se që kur përfunduan masat aktive të qeverisë, vlera e shportës minimale sindikale është rritur për 2.637 denarë, ose për 4,20%, ndërsa për ushqimin dhe pijet ka një rritje për 2.202 denarë, ose 10,25%, thuhet në njoftimin e Liudhjes së Sindikatave të Maqedonisë.