6.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Rruga “Shtipska” në Tetovë ka mbetur në baltë, banorët shprehen të revoltuar

Filloi të ndërtohet para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Zgjedhjet kaluan, por rruga mbeti përgjysmë.

Situata në terren bëhet e vështirë sidomos kur ka reshje shiu. Banorët thonë se në këtë gjendje janë lënë prej katër muajsh.

“Katër muaj kështu jemi, asgjë s’janë duke bërë”, tha një banor.

“Kur ka shira keq është, mblidhen ujërat, deri dje-pardje ishte krejt lloç, por tash mirë është”, u shpreh një tjetër banor.

“Duhet sa më shpejtë të bëhet udha, e shihni vet si është. Ka tre muaj kështu rruga, vijnë një grup nuk punonte, ky grupi tash mirë është por inshaAlla bëhet, sepse na pengon shumë baltë ka”, theksoi një banor.

Komuna e Tetovës thotë se asfaltimi i rrugës do të përfundojë brenda 10 ditësh.

“Shkaku i kushteve atmosferike nuk mundëm në kohë të asfaltojmë rrugën. Këto ditë do vendosen edhe tamponi dhe ansoret dhe me përmirësimin e kushteve do asfaltohet edhe rruga e Shtipit”, deklaroi Albion Alili, Zëdhënës i komunës së Tetovës.

Problemin më të madh në kalimin e kësaj rruge e kanë fëmijët që shkojnë në shkollë, e që duhet të kalojnë nëpër baltë e ujë për të arritur në mësim. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit