Rusia ka kryer sulm ajror ndaj disa rajoneve të Ukrainës, njoftoi zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ignat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ignat tha se avionët luftarakë të Rusisë lëshuan mbi 30 raketa kundrejt vendit të tij.
Ai informoi se nga rajoni Murmansk i Rusisë u ngritën rreth 6 avionë luftarakë Tu-95 dhe lëshuan raketa në Ukrainë.
Në Kiev dëgjohen shpërthime
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në një deklaratë nga Telegram njoftoi se në kryeqytet janë dëgjuar shpërthime.
Ndërsa kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak, në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetet sociale theksoi se raketat e para të hedhura nga rusët u goditën në ajër.
