Takimi vjen një ditë pasi Partia e Lirise së Ilir Metës depozitoi në KQZ kerkesen për regjistrimin e kandidatit të PD-së së Rithemelimit, Emri Vata, në zgjedhjet për Bashkinë Kukës nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës zhvillohen më 24 shtator.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që partia më e madhe e opozitës është ajo e drejtuar nga Ilir Meta për shkak se koalicioni “Bashke Fitojmë” dhe kandidatët e Sali Berishës kane marrë 18% të votave në 14 maj, ndërsa PD e Lulzim Bashës u rendit force e trete me vetem 7%.
Si rrjedhojë Partia e Lirisë do të marrë më shumë komisionerë e më shumë fonde nga Buxheti i Shtetit se sa partia e drejtuar nga Lulzim Basha.
Ndërkohë Partia Demokratike nga zyrtarisht është partia e tretë në vend.
