7.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Saracin decid: Flamuri Evropian duhet të përdoret në ligjet që ndërlidhen me integrimin në BE

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin ka komentuar takimin me kreun e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski të realizuar gjatë vizitës në Shkup.

Saracin ka bërë të ditur se Mickoski në takimin me të ka shprehur shqetësime për procedurat për ndërtimin e autostradave në Korridorin 8 dhe 10D.

Sipas Saracin, Flamuri Evropian që vendoset në ligjet për të përshpejtuar procedurat në Kuvend, duhet të vendoset vetëm në Ligjet që kanë të bëjnë me integrimin evropian, megjithatë nuk dha një vlerësim nëse duhej apo jo të vendoset edhe në ligjet që ndërlidhen me korridorin 8 dhe 10D, pasi siç tha, ende nuk ka pasur mundësi që t’i shqyrtojë këto propozim-ligje.

“Ajo çfarë mund të them se i keni procedurat në parlament, ku mund t’i përshpejtoni gjërat, ose ti vendosni me prioritet, duka iu vënë Flamurin Evropian. Mendoj se është mirë që ka procedura të tilla, por nëse përdorni procedura të tilla të shkurtuara në Parlament, duhet të keni gjithnjë një bazë të mirë dhe të fuqishme për këtë gjë. Ajo çfarë e dëgjova nga zotëri Mickoski dhe VMRO-DPMNE, është se ata dyshojnë që për këtë ligj specifik nuk ekziston bazë për një përpilim të tillë, për këtë procedurë të shpejtuar parlamentare. Ne iu qasëm Delegacionit Evropian dhe përshtypja jonë është se ata kanë disa pyetje për këtë çështje. Ne mendojmë se këto pyetje duhet bërë dhe është e qartë se procedurat e shpejtuara duhet përdorur që janë në linjë me acquis-të dhe afrimin me BE-në, por ende skam pasur kohë të lexoj propozim ligjin aktual që të kem vlerësimin tim nëse kjo gjë është e drejtë apo jo”, tha Saracin.

Të ngjajshme

Të fundit