3.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

S’do lejoj të ngarkohem me të pavërteta, Bexheti sfidon akuzat!

“Po ju drejtohem me këtë demantim si garancë e imja kushtetuese, dhe të njëjtin u’a drejtoj të gjitha mediave në këtë vend dhe kërkoj që demanti të publikohet menjëherë dhe pa vonesë në të gjitha televizionet, gazetat dhe portalet nga të cilat kërkoj të shfrytëzojnë hapësirën e njëjtë për këtë demant ashtu siç e shfrytëzojnë për tekstet e tyre shpifëse dhe titujt e njoftimet me detaje “ekskluzive” të operacionit të dështuar për kthimin e Gruevskit.

Në të njëjtën kohë, kërkoj që të gjitha televizionet dhe portalet të më kërkojnë falje publike për shpifjet dhe fyerjet e bëra, në përputhje me Nenin 13 dhe nenin 14 të Ligjit për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje, në mënyrë që ta zbusni dëmin që më keni shkaktuar tashmë dhe si do ta zvogëloni dëmshpërblimin.

Asnjëherë nuk kam marrë ndonjë audio apo video inçizim nga sinjalizues apo punonjës në zyrën e Presidentit, as nuk kam marrë ndonjë informacion për ndonjë takim me politikanë në të cilin është diskutuar për kthimin e Nikolla Gruevskit.

Nga këtu nuk kam pasur asnjë informacion apo regjistrim që mund t’ia kaloj dikujt.
Si politikan jam dakord të jem nën vëzhgimin e publikut dhe mediave për punën time, të kritikohem biles deri në provokim, por nuk do të lejoj që të më ngarkohen të pavërteta dhe shpifje që kam “poseduar” dhe shpërndarë komunikime të regjistruara pa autorizim të cilat në vetvete janë krim.

Nga këtu, nëse këto shpifje nuk tërhiqen menjëherë nga të gjitha mediat dhe të njejtat nuk kërkojnë falje publike, do të nis procedurë ndaj çdo televizioni, gazete, publikimi javor dhe ndaj çdo portali për dëmshpërblim ndaj kësaj shpifjeje.

Këtë lajm të paverifikuar dhe shpifës do t’ju duhet ta dëshmoni në gjykatë, të cilin nuk do ta dëshmoni dot sepse është një gënjeshtër dhe shpifje famëkeqe!” ka shkruar Blerim Bexheti deputet i BDI-se.

Të ngjajshme

Të fundit