Këshilltari në Qytetin e Shkupit nga rradhët e AKI-së Abdulselam Selami në rrjetin e tij në Facebook informoji qytetarët se:
Iniciativa jonë po ecën përpara!
Si grup i këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim në Qytetin e Shkupit, kemi pranuar përgjigje zyrtare nga Kryetari i Qytetit lidhur me iniciativën tonë për vendosjen e semaforëve dhe mjeteve sinjalizuese në bulevardin “Cvetan Dimov”.
Përgjigjja konfirmon se iniciativa është e mirëpritur dhe është në shqyrtim institucional, ku:
1. Sektori për komunikacion i Qytetit të Shkupit do të realizojë analizë profesionale për kushtet dhe kriteret e nevojshme;
2. Do të zhvillohet koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, si institucion përgjegjës për sinjalistikën rrugore.
Kjo është një dëshmi se zëri i qytetarëve po depërton në Qytet dhe angazhimi jonë i përgjegjshëm japin rezultat. Siguria e këmbësorëve dhe e pjesëmarrësve në komunikacion mbetet prioritet i yni.
Ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë proces deri në zbatimin konkret të masave në terren.

