22.5 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Selami bën thirrje për fushatë të ndershme dhe me respekt reciprok

Me shpalljen zyrtare të fillimit të fushatës zgjedhore, Abdulselam Selami ka bërë thirrje për maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha palët politike, informon POPULLI.mk. 

“Le të bëjmë fushatë të ndershme, duke i shpalosur qytetarëve programet tona dhe vizionin për të ardhmen. Pa fyerje, pa ofendime – vetëm qytetari dhe respekt reciprok”, u shpreh Selami.

Ai theksoi se politika duhet të jetë për qytetarët dhe me qytetarët, duke shtuar se është koha që partitë të japin shembullin e mirë për një garë demokratike dhe dinjitoze. / © POPULLI.mk