22.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Selami: Do të jemi zëri i qytetarëve dhe garantuesit e barazisë në Shkup

- Advertisement -

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Këshillin e Qytetit të Shkupit, Abdulselam Selami, sot në një paraqitje publike deklaroi se ai dhe 45 kandidatët e tjerë të kësaj liste do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve në Këshillin Komunal, shkruan POPULLI.mk

“Vizioni ynë është i qartë: një Shkup i barabartë, një qytet për të gjithë, pa dallim lagjeje, komuniteti apo gjinie”, tha Selami. Ai theksoi se programi i tyre parasheh investime në çdo lagje, mbështetje për të rinjtë, kujdes për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta, si dhe forcim të kulturës dhe sportit.

Selami shtoi se si bartës i listës me kandidatë që sipas tij përfaqësojnë ndershmëri, profesionalizëm dhe guxim, është i bindur se qyteti mund të transformohet në një vend modern, të pastër dhe atraktiv për të gjithë.

“Ky është zotimi ynë: të jemi zëri i qytetarëve dhe garantuesit e barazisë në Shkup. Na priftë e mbara dhe me fitore bindëse!”, përfundoi ai. / © POPULLI.mk

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit