Të nderuar qytetarë,
Në vazhdën e takimeve me qytetarë, si Koordinator i Grupit të Këshilltarëve, së bashku me këshilltarët tanë, gjatë këtyre javëve kemi takuar mbi 50 qytetarë!
Ju informojmë se pas muajit të Ramazanit, ne si ekip i këshilltarëve nuk do t’ju lodhim duke ju kërkuar të vini në zyrën tonë. Ashtu siç kemi ardhur tek ju për të kërkuar votën dhe përkrahjen tuaj, po ashtu tani do të vijmë në lagjet tuaja për të dëgjuar nga afër kërkesat, idetë dhe problemet tuaja.
Të gjitha shqetësimet dhe propozimet tuaja do t’i paraqesim në Këshillin e Qytetit dhe do të angazhohemi për të kërkuar zgjidhje konkrete për ata!
Me respekt,
Abdul Selam Selami
