Në lagjen Seravë, në kuadër të Kuvendit Zgjedhor “Sami Frashëri”, u hap sonte shtabi i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, informon POPULLI.mk
Me këtë rast, Abdulselam Selami theksoi se pas jehonës së fuqishme në Gazibabë, edhe Serava tregoi mbështetje të madhe për koalicionin.
“Pas jehonës së fuqishme në Gazibabë, edhe Serava na priti me zemër të hapur, me dashuri dhe me besim të madh. Çdo ditë e më shumë, në çdo rrugë e në çdo takim, e ndjejmë zërin e qytetarëve që nuk durojnë më nënçmimin, padrejtësinë dhe harresën. Ky zë është i qartë. Mjaft më!”, tha Selami.
Ai shtoi se më 19 tetor qytetarët do të ngrihen për të mbrojtur dinjitetin e tyre, për të ardhmen e fëmijëve dhe për ndryshimin që e meritojnë. / © POPULLI.mk




