1.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

VLEN hapi shtabin zgjedhor në Gostivar, “Ky është momenti ynë, ky është momenti i Gostivarit”

Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, që ra pa pushim, simpatizantët dhe qytetarët e Gostivarit iu bashkuan hapjes së shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN në këtë qytet, informon POPULLI.mk

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, u shpreh se mikpritja dhe respekti karakteristik i Gostivarit u dëshmuan edhe sonte, duke e kthyer hapjen e shtabit në një ngjarje simbol të ndryshimit.

“Sonte, u mblodhëm bashkë për të hapur shtabin e VLEN-it në Gostivar. Ishte më shumë se një hapje shtabi. Ishte një sihariq e prelud për ndryshimin që ia vlen e që nuk ndalet,” tha Mexhiti.

Ai theksoi se kandidati për kryetar komune, Sebaedin Dauti, dhe bartësi i listës për këshilltarë, Bashkim Hasani, do ta përfaqësojnë Gostivarin me dinjitet dhe do të jenë gjithmonë pranë halleve të qytetarëve.

Mexhiti vlerësoi edhe ekipin e shtabit, të udhëhequr nga Fisnik Ristemi, duke theksuar se është i bashkuar, i fortë dhe gati për fitore.

“Ky është momenti ynë, ky është momenti i Gostivarit. Me Sebaedinin – VLEN dhe ndryshimi bëhet realitet!”, u shpreh Mexhiti. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit