23.8 C
Skopje
E hënë, 27 Prill, 2026

Selimi paralajmëron sanksione për ata që lëshuan muzikë në Poliklinikën e Draçevës

Drejtori i ri i Shtëpisë së Shëndetit, Vullnet Selimi paralajmëroi sanksione për personat që kanë lëshuar muzikë të zhurmshme në Poliklinikën e Draçevës, përcjell TV21. Siç bën të ditur Selimi, masa disiplinore do të merren ndaj udhëheqësit të Poliklinikës dhe mjekut kujdestar.

“Pas publikimit të një video incizimi nga brenda Poliklinikës së Draçevës ku dëgjohej këngë me një zë jashtëzakonisht të lartë e që është jashtë çdo etike dhe rregullore, kam vizituar para pak çastesh poliklinikën në fjalë. Mjeku kujdestar më ka konfirmuar se ajo skenë ka ndodhur të enjten e kaluar duke e arsyetuar atë me rastin e pensionimit të një të punësuar në Klinikë, gjë që edhe sipas tij ka kaluar normalen. Për këtë lëshim, do të ndërmerren masa disiplinore si ndaj udhëheqësit të politikës por edhe ndaj mjekut kujdestar të asaj dite kur ka ndodhur kjo skenë. Skena si këto nuk mund të tolerohen në ambiente ku njerëzit marrin ndihmën e nevojshme mjekësore”, ka shkruar Selimi.

Burimi: TV21

Të ngjajshme

Të fundit