Ish zv/kryeministri Imer Selmani në “Summer Click” duke e komentuar deklaratën e kreut të Alternativës Afrim Gashi, tha se personalisht nuk mendon që BDI ka njerëz të infiltruar në çdo parti politike. Selmani në TV21 tha se edhe nëse është i vërtet ky konspiracion, sipas tij, kjo do të paraqiste dobësitë e vet partive opozitare.
Në lidhje me: Gashi thotë se BDI ka njerëz të infiltruar në parti të tjera: Përcaktohet nga BDI-ja, ajo u thotë tash ti e ke rendin
“Është tepër konspirative të thuash se BDI ka në çdo parti politike njerëz të infiltruar. Tani ajo mund të shihet si lojë jo fer mes partive politike, por nga ana tjetër edhe një dobësi nga ana e partive politike aktuale të cilat kanë lejuar që eventualisht kanë lejuar që BDI të ketë infiltrime të tilla”, tha Selmani.
