8.8 C
Skopje
E premte, 20 Mars, 2026

Selmani: S’ka dyshim se Izet Mexhiti do t’i marrë BDI-së një pjesë të votave!

Ish ministri i Shëndetësisë njëherë edhe ish kryetar DR-së, Imer Selmani në “Summer Click” në TV21 tha se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka elektorat të trashëguar pasi Mexhiti ka qenë për gati 20 vjet nënkryetar i BDI-së. Selmani thotë se kjo parti do t’i marrë vota BDI-së, po se sa dhe ku, do të duhet të shohim në zgjedhje.

 

“Nuk ka dyshim se do të marrë një pjesë të votave nga kontoja e BDI-së, për shkak se janë të njëjtit njerëz, por sa dhe si dhe ku, është shumë herët për arsye se ajo parti politike është në zanafillën e vet, në themelimin, në shtrirje, do të shohim sa do të arrijë që në çdo komunë ku jetojnë shumica shqiptarëve të krijojnë strukturat e veta”, theksoi Selmani.

Të ngjajshme

Të fundit