27.2 C
Skopje
E premte, 19 Qershor, 2026

Serbia gjobitet nga FIFA, rrez:kon të luajë pa tifozë edhe ndaj Shqipërisë

Federata Serbe e Futbollit është gjobitur nga FIFA me 50 mijë franga pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Andorrës, e zhvilluar në stadiumin e Leskovcit.

Përveç gjobës, organi më i lartë i futbollit ka urdhëruar mbylljen e një pjese të stadiumit, plot 8.100 vende për përballjen e ardhshme ndaj Anglisë.

Sipas vendimit zyrtar, nëse incidentet nuk ndalen, penalizime të ngjashme mund të aplikohen edhe në sfidën e ardhshme ndaj Shqipërisë.

Kjo nënkupton se dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd mund të zhvillohet me një numër të kufizuar tifozësh ose edhe me tribunat plotësisht të boshatisura.