-1.2 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

SHBA-ja duhet të dëshmojë se nuk ka shkatërruar Rrjedhën veriore, pohon Ambasada ruse në SHBA

SHBA-ja duhet të tentojë të dëshmojë se nuk qëndron prapa shkatërrimit të gazpërçuesit “Rrjedha veriore” që lidhte Rusinë me Evropën Perëndimore, kumtoi Ambasada ruse në SHBA.

Moska konsideorn se shkatërirmi i gazpërçuesve “Rrjedha veriore 1” dhe “Rrjedha veriore 2” në shtator të vitit të kaluar është “akt i terrorizmit ndërkombëtar” dhe nuk do të lejojë që kjo të anashkalohet, ceket në kumtesën e ambasadës.

Ambasada i referohet kumtimit në bllogun e gazetarit Sejmur Hersh i cili citon një burim anonim se zhytësit e marinës amerikane i kanë shkatërruar naftësjellësit me mjet shpërthyes me urdhër të presidentit Xho Bajden, Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë akuzat si “të rrejshme dhe trillim i pastër”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Prajs dje deklaroi se është “dezinformatë e pastër se SHBA-ja qëndron prapa asaj që ndodhi” me Rrjedhëln veriore, duke shkaktuar një koment të ri rus.

Të ngjajshme

Të fundit