15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Shkelja mbi drejtësinë, fillimisht antinjerëzore, e më pas antievropiane

Shkelja mbi drejtësinë, fillimisht antinjerëzore, e më pas antievropiane

Thelbi i integrimit evropian është mbi të gjitha instalimi i ligjit dhe drejtësisë, si dhe bartja e përgjegjësisë për vendin në të cilin jeton dhe vepron. Nëse ne vërtetë përpiqemi drejt kësaj, atëherë me të vërtetë do të jemi shumë më afër anëtarësimit në BE dhe akoma më e rëndësishmja – Maqedonia e Veriut do të bëhet një vend më i mirë, më stabil dhe më paqësorë për qytetarët e saj.

Në qershor të vitit 2018, Këshilli Evropian theksoi se ky vlerësim i progresit (zbatimit të ligjit) duhet të përfshijë rezultate shtesë të prekshme dhe të qëndrueshme, të fokusuara veçanërisht në: reformat gjyqësore dhe hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare për korrupsion dhe krim të organizuar, duke përfshirë në një nivel të lartë.

Në mars të vitit 2020, kur morën një vendim pozitiv për hapjen e negociatave dhe nuk mund ta zbatonin për shkak të Bullgarisë, e ngarkuan Komisionin Evropian të monitoronte nëse i përmbushim kushtet nga viti 2018. Një zgjidhje ligjore për çështjet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ishte kusht për vendimin pozitiv.

Sot, me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, e gjithë kjo bie në ujë. Rastet do të skadojnë, si ato, ashtu edhe ato më të rejat dhe do të marrim një veto tjetër, këtë herë, plotësisht të justifikuar, mirëpo kësaj radhe jo nga bullgarët.

Skandalet e tilla që po ndodhin në gjyqësor, shëndetësi, administratë, arsimim dhe jo vetëm, s’ka dyshim se do na hapin probleme dhe ngatëresa edhe më serioze me të cilat do duhet të merremi, e që kjo vetëm se do e stagnojë rrugëtimin tonë si shtet drejt familjes evropiane.

Të ngjajshme

Të fundit