27.8 C
Skopje
E premte, 22 Shtator, 2023

Shkëndija pëson humbjen e parë, Struga TL korri fitore

Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbjen e parë në kampionatin vendor, pasi sot u mposht 2:1 nga Sileksi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të në elitë. Golat e fitores për skuadrën nga Kratova u shënuan nga Stefan dhe Llazareviq, ndërsa finalizimi i Cakes rezultoi vetëm për statistikë.

Ndërkaq, Struga regjistron fitoren e dytë radhazi në elitë, duke mundur Bregallnicën me rezultatin bindës 3:1. Për triumfin e Strugës menduan Bojku, Ibraimi dhe Ukpa, ndërsa goli i Kalpaçkit nuk u mjaftoi vendasve të shmangin disfatën. Në ndeshjet tjera Rabotniçki triumfoi ndaj Voska Sportit me rezultatin 2:0, Makedonija Gjorçe Petrovi mundi 3:0 Gostivarin,  ndërsa Tikveshi fitoi Vardarin me rezultatin minimal 1:0.

Të ngjajshme

Të fundit