Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka realizuar procedurë kundër 39-vjeçarit, banor i Petrovecit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale – Lëndim trupor nga neni 130 i Kodit Penal, njoftojnë nga Prokuroria Publike, transmeton TV21.
Më tej, në njoftim bëhen të ditura edhe detaje nga rasti.
“Më 27 mars, gjatë kryerjes së dhunës në familje, ai ka lënduar në trup babain e tij. Pas një përplasje verbale, ka filluar të sillet në mënyrë agresive, ta godasë babain e tij me shuplaka fytyrës, kurse më pas ka vazhduar edhe me nënën e tij, e ka shtyrë në dysheme dhe e ka filluar ta tërheq për këmbë në dysheme, ku më pas e ka dërguar në kuzhinë dhe ndaj saj ka gjuajtur shishe me ujë”, qëndron mes tjerash në njoftim.
Nga Prokuroria bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarit tashmë ka të ngritur aktakuzë për dhunë ndaj motrës së tij, lëndë që është në fazë të gjykimit, ku vuan masën e kujdesit dhe prandaj, prokurori publik ka kërkuar që në këtë rast, të dyshuarit t’i shqiptohet masë e paraburgimit./TV21