Sipas të dhënave në kohë reale të publikuara nga “IQAir”, kompani zvicerane që monitoron cilësinë e ajrit globalisht, Shkupi dhe Sarajeva janë renditur ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë.
Në listën e qyteteve me indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit (AQI), Sarajeva renditet në vendin e dytë globalisht, pas qytetit Lahore në Pakistan.
Niveli i grimcave PM2.5 në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin.
Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, renditet në vendin e pestë në botë për ndotjen e ajrit. Para tij ndodhen Kolkota dhe Delhi në Indi.
Të dhënat tregojnë se niveli i ndotjes në këto qytete tejkalon ndjeshëm kufijtë e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, veçanërisht për grimcat e imëta PM2.5, të cilat lidhen me rreziqe serioze për shëndetin, përfshirë sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato kardiovaskulare./Syri.Net
© SYRI.net
