25.4 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Shkupi ka nevojë për 470 autobusë për transportin publik, ndërsa në qarkullim janë 110 autobusë

Për të funksionuar siç duhet transporti publik në Shkup, duhet që në qarkullim të ketë rreth 270 autobusë të NQP-së, dhe rreth 200 autobusë të linjave private. Por, sipas informatave tona, kjo ndërmarrje deri tani ka funksionuar me rreth 110 autobusë të NQP-së, dhe rreth 210 autobusë të tre kompanitë privatë të ndërmarrjes.

Nga 55 autobusët e paralajmëruar që të vihen në funksion nga dita e sotme, në qarkullim janë rreth 20 prej tyre, ndërsa tjerët presin që të kalojnë procedurat e regjistrimit. Ndërkohë, qytetarët nuk kishin ankesa të theksuara sot për transportin publik përveç rrëmujës së krijuar, por presin që në të ardhmen të përmirësohet situata.

Anketë me qytetarë

”Shkoj për në Karposh. Si ishte ditët tjera? “Ka rrëmujë ndonjëherë e ndonjëherë edhe nuk ka.”

”Nuk pritet shumë jo, në rregull janë, ajo që shkruan në tabelë ajo është. Ka ndryshuar situata? Po, Po, tani për tani po.”

”Unë kur i pres vijnë por ka edhe ngjarje të ndryshme.”

“Mirë ishte, po, mirë ishte.”

Sipas deklaratave të transportuesve privat, borxhi ndaj tyre kalon shifrën e rreth 180 milion denarësh ndërsa privatët tani ballafaqohen edhe me mungesë të vozitësve pasi shumë prej tyre, për shkak të borxheve kanë gjetur alternativa tjera të punës e disa edhe jashtë vendit.

Nga Qytetit i Shkupit nuk u përgjigjen sa i përket asaj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me transportin publik por sipas informatave, të premten pritet që kryetari i ri i Shkupit të thirre seancë të jashtëzakonshme dhe ndër tjera të diskutohet edhe shlyerja e borxhit ndaj transportuesve privat dhe fillimi i pagesave të rregullta në të ardhmen./Alsat.mk