25.4 C
Skopje
E martë, 11 Gusht, 2026

Show politik në Çair, BDI sajoi “kthime” nga VLEN-i

BDI ka pretenduar sot se mbi 50 aktivistë të koalicionit VLEN nga Çairi, Saraji dhe Shkupi paskan “dalë” nga VLEN për t’iu bashkuar BDI-së, duke u shprehur se gjoja ishin të dëshpëruar dhe se vetëm te BDI gjenin mbështetje të vërtetë, informon POPULLI.mk

Kjo doli të jetë një gënjeshtër e radhës nga propaganda e BDI-së.

Nga radhët e VLEN-it u sqarua se këta individë kanë qenë në fakt aktivistë dhe të punësuar nga vetë BDI, dhe se po përdoren politikisht në një shfaqje të radhës për të mashtruar opinionin publik. Ata janë persona që punojnë për bukën e gojës dhe keqpërdorimi i tyre është i turpshëm.

Për më tepër, në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi dhe dëshmi që faktojnë se këta individë nuk kanë qenë kurrë pjesë e aktiviteteve të VLEN-it, dhe se e kaluara e tyre lidhet ekskluzivisht me BDI-në.

BDI duhet ta kuptojë se koha e mashtrimeve mediatike ka kaluar. Qytetarët nuk hanë më show politik. VLEN mbetet i hapur për njerëzit e ndershëm, jo për skenare të fabrikuara. / © POPULLI.mk