Një shpërthimi i madh në një restorant në Aydin të Turqisë, la të vdekur shtatë persona dhe katër të tjerë janë plagosur, njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në rrugën “Qipro” të lagjes Nazilli, rreth orës 14:30.

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një gabimi gjatë ndërrimit të një tubi të gazit në kuzhinën e restorantit.

Një numër i madh i zjarrfikësve janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, raporton ntv.

Guvernatori i Aydinit, Huseyin Aksoy konfirmoi se “shtatë persona humbën jetën dhe katër të tjerë u lënduan”.

Pas shpërthimit mësohet se dy persona që janë hedhur nga kati i dytë i lokalit, kanë pësuar lëndime të lehta. Zjarri tashmë është shuar.