-1.2 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Shpresa për paqe në Ukrainë, zbehet pas takimit në Moskë

Pesë orë bisedime mes presidentit rus Vladimir Putin dhe negociatorit të lartë të presidentit të SHBA-së Donald Trump duket se nuk kanë arritur të sjellin një përparim në sigurimin e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se takimi në Moskë ishte “konstruktiv”, por pjesë të planit mbetën të papranueshme për Rusinë, shkruan BBC.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, morën pjesë në bisedime pas javësh diplomacie intensive që synonin përfundimin e luftës. Ekipi amerikan nuk ka komentuar që kur u largua nga Moska.

Më herët të martën, Putin tha se ndryshimet e propozuara nga Kievi dhe Evropa në një draft plan paqeje të mbështetur nga SHBA-ja ishin të papranueshme, duke shtuar se nëse Evropa “dëshiron të shkojë në luftë dhe e fillon një të tillë, ne jemi gati tani”.

Të ngjajshme

Të fundit